Osmani tregon nëse do të ketë koalicion me PDK-në pas 6 tetorit

19 shtator 2019 | 13:36

Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Vjosa Osmani gjatë bashkëbisedimit drejtpërdrejt me qytetarë në platformën e KDI-së me temën për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se si kryeministre me ekipin e saj do ta drejtojë procesin e dialogut në mënyrë transparente dhe në bashkëpunim të afërt me partitë në Kuvend.

Ajo ka thënë se vijë të kuqe në këtë proces do të jetë çështja e kufijve dhe korrigjimit.

“Presidenti për dialogun do ta ketë vetëm rolin ceremonial në Kuvend”, ka thënë Osmani.

Në këtë kontekst, ajo ka thënë se teza e korrigjimit të kufijve është e rrezikshme, pasi sipas saj burimin e ka në Serbi dhe Rusi.

E pyetur për rolin e ShBA-së në procesin e dialogut, Osmani ka thënë se ky rol është ekzistencial për shtetin e Kosovës.

“Çdo hap që do të merret për dialogun, duhet të ketë rol ShBA-ja dhe shtetet e BE-së”, është shprehur Osmani.

Më tutje Osmani ka folur edhe për çështjen e koalicionit paszgjedhor. Ajo ka thënë se LDK-ja assesi nuk do të bëjë koalicion me PDK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-mesfushori i Shqipërisë Migjen Basha ka firmosur për dy sezone…