Osmani u takua me Lajçakun

17 shtator 2021 | 10:29

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçaku po qëndron në Kosovë që nga e mërkura ku ka zhvilluar një sërë takimesh me akterët kryesorë politikë në vend.

Lajçaku, ka thënë se do ta bëjë një përmbledhje të qëndrimeve të tij në përfundim të vizitës treditëshe në Kosovë.

Diplomati sllovak pas vizitës në Kosovë do të udhëtojë për në Beograd.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy shtetas…