Osmani viziton disa fshatra në veri, dhuron kompjuterë për nxënësit

15 maj 2020 | 16:01

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot disa fshatra në veri të vendit, ku ka dhuruar 30 kompjuterë për nxënësit e tri shkollave të kësaj ane.

Në njoftimin për media të kuvendit është thënë se nxënësve të shkollave “Isa Boletini”, “Kadri Bistrica” dhe “Osman Rama” u janë dhuruar 30 kompjuterë në funksion të lehtësimit të  procesit të mësimit online.

“Osmani qasjen në arsim e ka konsideruar çështje jetike dhe ka thënë se secili nxënës i Kosovës duhet të ketë qasje në mësimin online. Me këtë donacion të Kuvendit të Kosovës prej 30 kompjuterësh, kryetarja Osmani ka thënë se do t’u ndihmojë sadopak nxënësve të kësaj ane t’i qasen mësimit online”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit,  kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka vizituar fshatrat Zhazhë, Boletin e Kelmend të Zveçanit, Koshtovë e Vllahisë e Bistricë të Komunës së Leposaviqit, si dhe fshatin Çabër të Zubin Potokut.

(M.K:Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Nismës Fehmi Hysenaj ka propozuar që…