OVLUÇK-ja: Drejtësia ndërkombëtare po organizon komplote kundër luftëtarëve të UÇK-së

07 dhjetor 11:42

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK) ka reaguar ndaj ftesës së Gjykatës Speciale për intervistimin e ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi.

Sipas kësaj organizate edhe në rastin e  Remit, drejtësia ndërkombëtare është duke bërë padrejtësi ndaj UÇK-së, e cila ka bërë luftë çlirimtare.

“Për shumë vite pas luftës ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe në rastin e zhvillimit të hetimeve nga Gjykata Speciale, ndaj komandant Remit – Rrustem Mustafa dhe të tjerëve, konsiderojmë se është duke u bërë padrejtësi, për shkak se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë çlirimtare mbrojtëse në pajtim me konventat ndërkombëtare. Ne si OVLUÇK, e kemi thënë se nuk jemi kundër drejtësisë dhe për këtë kemi kërkuar gjykatë vendore që i ndjek krimet, por kemi qenë dhe jemi kundër gjykatës speciale, për shkak se është një etnike dhe e cila nuk ka për qëllim ndjekjen e atyre që kanë kryer krime, por vetëm komprometimin e luftës sonë çlirimtare”, është thënë në reagimin e OVLUÇK-së.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka reaguar…