OVLUÇK-ja përkujton Tahir dhe Nebih Mehën në 45-vjetorin e rënies
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka përkujtuar 45-vjetorin e rënies heroike të Tahir Meha dhe Nebih Meha, duke vlerësuar sakrificën dhe qëndresën e tyre për liri dhe dinjitet kombëtar.
Përmes një postimi në “Facebook”, OVLUÇK-ja ka theksuar se familja Meha mbetet një ndër simbolet më të rëndësishme të rezistencës shqiptare dhe frymëzim për brezat ndër vite.
“Sot, në 45-vjetorin e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës, OVLUÇK-ja përkujtoi me nderim jetën, veprën dhe qëndresën e tyre të pavdekshme për liri dhe dinjitet kombëtar. Sakrifica e familjes Meha mbetet një nga simbolet më të fuqishme të rezistencës shqiptare, frymëzim i përhershëm për brezat që luftuan dhe vazhdojnë ta duan atdheun me të njëjtin ideal. Lavdi”, ka njoftuar OVLUÇK-ja.




