Ozili për largimin nga Reali: Kur avioni u ngrit nga Madridi, sytë u mbushën me lot

28 mars 2023 | 16:19

Mesut Ozil ka qenë një nga lojtarët më të mirë të rolit të tij ndër vite, dhe këtë gjë e ka treguar më së miri në fushën e lojës me golat, asistimet dhe performancën e tij të jashtëzakonshme.

Lojtari me origjinë turke i dha fund një karriere të shkëlqyer në moshën 34-vjeçare, që do të mbahet mend mbi të gjitha për Botërorin që fitoi në “Maracana” në vitin 2014 dhe për futbollin që tregoi gjatë tri viteve në Madrid me fanellën e Realit. Pak lojtarë e kanë shkundur “Bernabeun” më shumë se Ozil, i cili i ka bërë një vlerësim karrierës së tij në gazetën “MARCA”. Kjo ka qenë intervista e tij e parë e gjatë në një gazetë pas shtatë vitesh. Ozil nuk dëshiron të largohet pa iu drejtuar tifozëve të mrekulluar nga loja e tij dhe të cilët ende pyesin pse u largua nga Reali i Madridit.

Me zemër të hapur, gjermani i është përgjigjur dhe pranon se ndoshta sot do të bënte diçka ndryshe. Madridi, Mourinho, Wenger, Arsenali, Schalke 04, Botërori në Brazil me Gjermaninë, lamtumira e tij me kombëtaren, “Klasikja”… janë shumë tema që ai ka prekur në intervistën e tij të gjatë. Por natyrisht që largimi nga Madridi ka qenë një nga pengjet e mëdha.

“U pikëllova kur u largova nga Madridi. Kam kaluar shumë mirë për tri vjet te Reali dhe në këtë qytet. Unë isha vërtet i lumtur. Por gjërat ndodhën. Papritur, në fillim të atij sezoni, nuk kisha më shumë minuta lojë dhe lindi një konflikt mes Florentino Perez dhe babait tim, që ishte agjenti im. Ne duhej të kërkonim një klub të ri. Ishte e vështirë për mua. Në momentin që avioni u ngrit nga Madridi, lotët më ranë nga sytë. Ishte momenti kur kuptova se kishte mbaruar”, u shpreh Ozil.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selektori i Përfaqësues së Kosovës në hendboll, Agron Shabani, ka…