Ozili prezantohet te Istanbul Basaksehir

14 korrik 2022 | 16:37

Mesut Ozil edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i skuadrës turke Istanbul Basaksehir.

Mesfushori turk me pasaportë gjermane u largua nga Fenerbahçe pasi shkëputi kontratën me këtë klub, ndërsa do të vazhdoj karrierën në elitën e futbollit turk.

Pas largimit nga Fenerbahçe, Ozil është prezantuar tek skuadra tjetër nga Stambolli, Istanbul Basaksehir ku ka nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Ozil ka marrë fanellën me numër 10, derisa është shprehur shumë i lumtur që ka nënshkruar me këtë skuadër.

33-vjeçari më parë ka luajtur edhe për Schalke 04, Werder Bremen, Real Madridin dhe Arsenalin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit ka marrë aktvendim, me të cilin ka…