P O E Z I / FAMËMADHI HASAN

29 prill 2023 | 00:08

150 vite më parë lindi patrioti i madh Hasan Prishtina

Shkruan: Agron Krasniqi

Pati thënë Hasan Prishtina
Do më shtrojë vetem vdekja
Për t’u folë shqipja e bekuar
Do jap ç’ kam nga vetvetja

Patrioti e famëmadhi
Kryeministër e deputet
Bashkë t’i bëjë trojet shqiptare
Andërr kjo në gjysmë i mbet

Shumë te rinj nga Kosova
Për Shqipëri shpesh i niste
N’ shkollē normale të Elbasanit
Gurakuqi aty i priste

Vetem pse s’duroi robërinë
Dhe e luftoi çdo armik
Dora e zezë e vrau Hasanin
Tinëzisht në Selanik

Gjithë ai nam që ke bërë
Nëpër shekuj të mban gjallë
Sikur ti Hasan Prishtina
Shqiptarisë i lindin rrallë

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur…