Paaftësia e mbështjellur me urim

23 qershor 2022 | 19:50

Shkruan: Bekim Kupina

“Urime liberalizimi, urime Kosovë”!

Ky mesazh triumfalist urimi është dhënë më 4 maj 2016. Bashkë me mesazhin është postuar edhe një foto në të cilën shihet z.Isa Mustafa, që me dorën në maus dhe koncentrimin me sytë katër, të bëhej sikur lajmin për liberalizim do ta pranonte me një klikim.

Z.Mustafa, ju faktekqësisht uruat para kohës. Ju fatkeqësisht ushqyet shpresën e rreme për qytetarët e këtij vendi, sërish para kohe. Ju në atë kohë përdorët pretendimin se ka kritere të veçanta për shtete të veçanta.

Sot jemi këtu, pa e ngjallur shpresën e rreme, pa justifikime për kritere shtesë apo formulime të tilla.

Siç e keni dëgjuar/lexuar, Presisdentja Osmani, si asnjëherë më parë në historinë politike të Kosovës, qartë dhe prerazi tha: Kemi dëgjuar shumë deklarata përkrahëse për Kosovën. Së pari, për perspektivën europiane të saj, së dyti për liberalizimin e vizave dhe e treta për rreshtimin e plotë të Kosovës me BE-në sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. Duhet të shkojmë tash nga fjalët në veprime. Na duhen hapa konkretë përveç thjesht deklaratave. Duhet të merret vendimi për liberalizim të vizave”.

Z.Mustafa, tre rreshtat e fundit të kësaj fjalie, ishte dashur t`i thoni ju më 2016, porse nuk patët guxim. Strukja karshi situatës atëkohë ka prodhuar situatën e sotme, kur ne vazhdojmë të jemi të izoluar.

Z.Mustafa, në deklarimet e Presisdentes Osmani nuk pati shpresë të rreme, por pritje realiste. Ju ia keni bërë hyzmetin, sot po i korrim frutat e politikës suaj të paaftë.

Juve ju ka munguar qartësia, por sot në krye të shtetit e keni zonjën Osmani, e cila siç tha më të drejtë gazetari gjerman: e qartë kristal, argumentuese, e diferencuar, pozitive dhe retorikisht e përsosur.

Mbase për ju z.Mustafa, urimi për liberalizimin më 2014 ende është valid! Apo, shpresoj ta keni ndërruar kalendarin!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Grupit Parlamentarë të Lëvizjes Vetëvendosje nga Lista Guxo,…