Pacientët me Covid në Indi po preken edhe nga infeksioni “Myku i zi”

09 maj 17:24

Përveçse po lufton dhe po humbet me mijëra jetë përditë përballë pandemisë, në Indi po përhapen edhe raste të një infeksioni mykotik që prek kryesisht diabetikët dhe po i lë ata pjesërisht të verbër.

India po kalon një nga valët më të këqija të pandemisë, me mijëra viktima të përditshme, por njëkohësisht vendi raporton edhe raste të një infeksioni të rrallë që po prek pacientët e shëruar ose në shërim e sipër prej Covid-19.

Persona të moshave të ndryshme po preken nga “mukormikoza”, një infeksion serioz që vret deri deri 50 për qind të atyre që infekton.

Doktorët thonë se sëmundja që shoqërohet me përhapje të mykut në zgavrat e brendshme të hundës, në sy ose deri në tru, po vihet re te pacientët që janë trajtuar me ilaçe të forta me steroidë për sëmundjet e mushkërive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe sot te…