Kurti nderon heronjtë Konushevci dhe Malaj, viziton edhe familjen Dehari

09 maj 2021 | 17:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe sot te varrezat e heronjve, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pas këtyre nderimeve, ka vizituar familjen Dehari që kishte ditëlindjen e Arbënorit, aktivistit të LV-së, i cili ka vdekur tragjikisht në rrethana ende të pasqaruara.

Postimi i plotë i Kurtit:

Pas nderimeve për Ilir Konushevcin dhe Dr. Hazir Malajn te varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, vizituam familjen Dehari në ditëlindjen e Arbënorit i cili vdiq tragjikisht në rrethana ende të pasqaruara.

Deri në rënien e tyre heroike Iliri dhe Dr. Haziri kanë qenë punëtorë të luftës çlirimtare dhe luftëtarë që çlirimin e vendit e kishin punë të përditshme. 23 vjet pas rënies së tyre ia kujtojmë vetes si qeveri e institucione rrugën dhe sakrificën e tyre, gjithnjë për hir të së ardhmes sonë dhe të brezave që do të vijnë.

Nëna Xhemile na e dha për ta shfletuar albumin me fotografitë e fëmijërisë së Arbënorit. Babai i tij Avniu në rininë e tij dukej porsi Arbënori aktivist i VETËVENDOSJE!-s, kurse nëna Xhemile porsi vajza e saj Albana sot, motra e Arbënorit dhe Astritit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Rusi u festua të dielën "Dita e Fitores", dita…