Pacolli bën homazhe në Reçak, takohet me Walkerin
15 janar 2023
| 14:41
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka bërë homazhe në Reçak, me rastin e 24-vjetorit të masakrës në këtë fshat të Shtimes.
Gjatë homazheve, Pacolli është takuar me ambasadorin William Walker.
“Sot me miqtë e mi dhe një pjesë të kryesisë së AKR mora pjesë në homazhet përkujtimore të 24 vjetorit të masakrës së Reçakut. Në këto homazhe vjen rregullisht ambasadori William Walker në kohet e fundit dhe shumë diplomatë të tjerë të cilët e bëjnë këtë ngjarje jo vetëm një ditë të paharrueshme për ne këtu por edhe përtej kufijve të Kosovës. Nderime dhe respekt për të rënët dhe familjet e tyre”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.



