Pacolli e konfirmon se Kolumbia ka nominuar ambasadorin jorezident në Kosovë

08 shkurt 2019 | 13:13

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka takuar në Uashington ministrin e jashtëm të Kolumbisë Carlos Holmes Trujillo, i cili zyrtarisht e ka informuar Pacollin se presidenti i Kolumbisë ka nominuar ambasador jorezident në Republikën e Kosovës.

Pacolli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kosova vazhdon konsolidimin e vet ndërkombëtar duke vendosur marrëdhënie me secilin shtet të botës.

Postimi i plotë i tij:

Në Washington takova ministrin e jashtëm të Kolumbisë Carlos Holmes Trujillo, i cili zyrtarisht më informoi për lajmin e mirë se Presidenti i Kolumbisë ka nominuar ambasador jorezident në Republikën e Kosovës. Kosova vazhdon konsolidimin e vet ndërkombëtar duke vendosur marëdhënie me secilin shtet të botës. Kolumbia është vend jashtëzakonisht i fuqishëm në Amerikën e Jugut andaj edhe Republika e Kosovës shumê shpejt do të ketë ambasadën e vet atje, që do të mbulojë shumë vende të kontinentit latin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Investimeve, ministrja e Integrimit…