Pacolli e quan banale ceremoninë për “donacionin e rëndomtë” të vaksinave

28 mars 2021 | 23:05

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kritikuar qeverinë për ceremoninë e organizuar me rastin e arritjes së dozave të para të vaksinës anti-Covid.

Pacolli ka vlerësuar se gjendja me Covid-19 në Kosovë është e rëndë, ndërsa për ceremoninë ka thënë se ishte banale dhe e panevojshme.

“Gjendja me Covid në Kosovë është shumë e rëndë. Mu duk shumë banale “ceremonia” e organizuar me pompozitet aq të madh në Aeroportin e Prishtinës për pranimin e një donacioni të rëndomtë të Aleancës Covax. Përkushtimi duhet të orientohet për gjetjen e zgjidhjes, gjetjen e miliona vaksinave që Kosova ka nevojë urgjente dhe “vaksina” tjetër ekonomike që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik (IHMK), njofton se fushat me presion të lartë…