Pacolli: Është jetike për Kosovën vazhdimi i mbështetjes së ShBA-ve

04 dhjetor 2018 | 14:47

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Philip Kosnett, nga i cili ka pranuar edhe kopjet e letrave kredenciale.

Zëvendëskryeministri Pacolli dhe ambasadori Kosnett kanë shkëmbyer pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Ata kanë vënë në dukje në veçanti marrëdhënien speciale dhe partneritetin strategjik në mes dy vendeve dhe dy popujve.

Pacolli e ka quajtur  jetike për Republikën e Kosovës vazhdimin e mbështetjes së mëtutjeshme dhe bashkëpunimit të ngushtë e të afërt me ShBA-në.

Ndërsa ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka shprehur përkushtimin për të mbajtur bashkërendim të afërt mes Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë muajit nëntor ka pranuar trembëdhjetë…