Pacolli falënderon SHBA-të për kthimin e kosovarëve nga Siria

20 prill 2019 | 19:45

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se i është mirënjohës SHBA-së për bashkëpunimin që ka treguar për kthimin e 110 kosovarëve nga Siria.

“Mirëpres kthimin e 110 shtetasve kosovarë nga Siria. Ne kemi vendosur një shembull për Koalicionin Global dhe MS që të qëndrojë në përputhje me obligimet ndaj qytetarëve tanë dhe qëllimet tona si koalicion”.

“ Mirënjohës ndaj përkrahjes së qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe Forcave Demokratike Siriane për bashkëpunim. Ligji do të zbatohet”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kthimi i shtetasve kosovarë që gjendeshin në vatrat e luftës…