Pacolli falënderon ShBA-të për përkrahjen në lidhje me ushtrinë

06 dhjetor 23:05

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka falënderuar ShBA-të për përkrahjen në lidhje me ushtrinë.

“Në momentet vendimtare, ka qenë përkrahja e SHBA-ve ajo e cila ka bërë diferencën. Traditë e përhershme, marrëdhënie e përhershme strategjike. 

Thellësisht mirënjohës për përkrahjen e SHBA-ve dhe deklaratën mbështetëse të Ambasadorit Amerikan në lidhje me ushtrinë! #KrenarmeKosovën #KrenarmeSHBA”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të xhirimeve për festën e vitit të ri,…