Pacolli i lënduar shpirtërisht për vdekjen e dy fëmijëve në trafik

09 maj 2021 | 20:40

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy fëmijëve të cilët sot humbën jetën në një aksident në trafik.

Dy tetëvjeçarë u ndanë nga jeta ditën e sotme kur u goditën nga një veturë që po lëvizte në fshatin Carralevë të Shtimes.

“Me dhimbje po e përjetoj faktin se sot dy fëmijë të tjerë në komunikacion kanë humbur jetën”, shkroi Pacolli në “Facebook”.

“Ngushëllime për familjet dhe lus Zotin që incidente të tilla të mos përsëriten!”, shkroi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një sëmundjeje të rëndë, sot ka ndërruar jetë gjyqtarja…