Pacolli: Kosova po punon në themelimin e Asociacionit

03 prill 2018 | 10:53

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke punuar për ta themeluar Asociacionin e komunave më shumicë serbe.

Pavarësisht kësaj, Pacolli ka thënë se nuk mund të parashikojë nëse kjo do të ndodhë për tri javë ose deri më 20 prill, ashtu si, ashtu siç ka kërkuar Lista Serbe.

“Edhe përpara se të ndodhte rasti me Marko Gjuriqin, Qeveria jonë nisi aktivitetet në të gjitha marrëveshjet e Brukselit, duke përfshirë edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mëngjesin e së hënës së kaluar, u mbajt një takim midis vendeve të Bashkimit Evropian (Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Francë), ambasadorëve të ShBA-së dhe BE-së. Ekziston edhe grupi teknik që ka qenë dy herë në Bruksel dhe i cili po punon në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të Brukselit”, ka thënë ai për “Blic”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve ka…