Për 24 orë mbi një mijë tiketa të trafikut

03 prill 2018 | 10:35

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 256 tiketa të trafikut.

Nga 28 aksidente që kanë ndodhur, 9 prej tyre përfunduan me të lënduar, kurse 19 pa të lënduar.

Sipas të dhënave të raportit policor, dy persona janë dërguar në vuajte të dënimit, 7 të tjerë në mbajtje dhe gjithsej 17 arrestime kanë ndodhur në 24 orët e kaluara në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historiani deçanas Shkodran Imeraj i cili është edhe këshilltar i…