Pacolli: Me apo pa marrëveshje nuk do të bëhemi shkaktar i zhgënjimit të ShBA-së

13 shkurt 2019 | 17:40

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se me apo pa marrëveshje gjithëpërfshirëse, Kosova nuk do të bëhet shkaktare e zhgënjimit të ShBA-së.

Pacolli ka thënë se Serbia kurrë nuk do të kthehet në pykë në mes të lidhjes së pashkëputshme të Kosovës me ShBA-në dhe perëndimin.

“Ngutia dhe turri i përfaqësuesve të Serbisë, që deklarohen e rideklarohen për taksen edhe sot, ka si cak marrëdhëniet tona me ShBA-të. Kosova ka marrëdhënie të përhershme dhe të natyrshme me ShBA-të dhe perëndimin. Marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në dhe perëndimin përcaktojnë, natyrën e karakterit të identitetit tonë shtetëror. Serbisë i themi, para dhe pas pavarësisë, para dhe pas ushtrisë, para dhe pas taksës, me apo pa marrëveshje gjithëpërfshirës se, ne kurrë nuk do ta bëhemi shkaktar i zhgënjimit të ShBA-së e perëndimit dhe shkaktar të gëzimit tuaj eventual mbi diçka të tillë”.

“Serbia kurrë nuk do të kthehet në pykë mes lidhjes sonë të pashkëputshme me ShBA-të dhe perëndimin. Ne kemi partner të përhershëm, të qëndrueshëm e të natyrshëm dhe pa interesa egoiste!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Ngutia dhe turri i përfaqësuesve të Serbisë, që deklarohen e ri-deklarohen për taksen edhe sot, ka si cak marrëdhëniet…

Gepostet von Behgjet Pacolli am Mittwoch, 13. Februar 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e krahut të djathtë në Austri ka njoftuar të…