Pacolli merr përkrahjen e Zvicrës

21 shkurt 2018 | 17:29

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar sot në Prishtinë zëvendëssekretaren e shtetit të Zvicrës, Krystyna Marty Lang, me të cilën ka diskutuar për bashkëpunimin dypalësh dhe për iniciativa të reja në intensifikim të këtij bashkëpunimi.

Pacolli gjatë këtij takimi ka falënderuar Zvicrën për mbështetjen që po vazhdon t’i jap Kosovës.

“Ne e falënderojmë Zvicrën, në mënyrë të veçantë si vend që e ka mbështetur historikisht Kosovën. Ish-presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy Rey, ka bërë thirrje që herët, që Kosova të bëhet e pavarur dhe ajo e ka vendin në historinë moderne të Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Pacolli e ka njohur bashkëbiseduesen dhe me zhvillimet e fundit në Kosovë në lidhje me Dhomat e Specializuara, Projektligjin për demarkacionin, etj.

Diplomatja e lartë zvicerane, e shoqëruar nga ambasadori i Konfederatës Helvetike në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ka konfirmuar vullnetin e Zvicrës për të vazhduar me ndihmën e fuqishme.

Duke folur për bisedimet me Serbinë, ajo ka shtuar se Zvicra kundërshton çdo ide shkëmbimi territoresh në Ballkan. Qëndrim ky që u mbështet nga ministri Pacolli, i cili tha se kjo ide do të sillte hapjen e kutisë së Pandorës në rajonin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesë e organikës së Milanit është Andre Silva, i blerë…