Pacolli: Miratimi i projektligjeve për FSK-në, hap drejt forcimit të shtetit 

18 tetor 2018 | 15:24

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka përgëzuar Kosovën dhe popullin e saj për miratimin e tri projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai ka vlerësuar se shteti ynë sot ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të vet.

Sipas Pacollit, uniteti politik që u reflektua në Kuvend është lajm i jashtëzakonshëm për të ardhmen tonë.

“Ushtria e Kosovës dhe shteti ynë është jetësim i amanetit të shumë brezave. Urime Kosovë. Shteti ynë shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të vet. Uniteti politik që u reflektua sot në Kuvend është lajm i jashtëzakonshëm për të ardhmen tonë. Ne jemi bashkë kur është në pyetje Kosova”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ushtria e Kosovës dhe shteti ynë është jetësim i amanetit të shumë brezave. Urime Kosovë. Shteti ynë shënoi një hap të…

Gepostet von Behgjet Pacolli am Donnerstag, 18. Oktober 2018

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 500 konsumatorë të rinj që përbëjnë tërë administratën në…