Pacolli: Në këtë situatë të tensionuar, nuk ka rëndësi kush është pozitë apo opozitë

14 qershor 2023 | 20:05

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas arrestimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe në veri të vendit.

Ai ka theksuar se në këtë situatë të tensionuar, nuk ka rëndësi kush është pozitë apo opozitë.

“Kemi tre policë të rrëmbyer nga Kosova, të cilët duhet të lirohen menjëherë! Në këto momente kërkohet unitet dhe koordinim me aleatët tanë. Askush nuk duhet të luajë me zjarrin. Kosova meriton më mirë, dhe është për keqardhje kjo situatë e rëndë”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka konfirmuar se…