Pacolli në Senatin amerikan: Prezenca amerikane në rajon, jetike për paqen në Ballkan

05 shkurt 2019 | 17:50

Prezenca amerikane në rajon është jetike për garantimin e paqes dhe demokracisë dhe rajoni i Ballkanit i takon NATO-s.

Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, gjatë adresimit të tij në Senatin amerikan, në kuadër të Forumit mbi sfidat në Evropën Jug-lindore, të organizuar nga Senatori, Paul Inhofe.

“Mëngjesin në Uashington D.C. e fillova me pjesëmarrjen në Forumin mbi sfidat në Evropën Juglindore, i organizuar nga Senatori, Paul Inhofe, në Senatin amerikan. Në adresimin tim para kongresmenëve dhe pjesëmarrësve të tjerë, potencova rëndësinë jetike të prezencës amerikane në rajon, si garantuese e paqes dhe demokracisë. Në anën tjetër, denoncova lojën e pistë, që Serbia në vazhdimësi zhvillon, duke vazhduar me minimin e paqes nëpërmjet prezencës ruse. Rajoni i Ballkanit i takon NATO-s dhe kjo gjë nuk ka alternativë”, ka thënë Pacolli.

Pacolli është duke qëndruar në ShBA me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, për të marrë pjesë në takimin e ministerialit të shteteve anëtare të Koalicionit Global kundër DAESH, i cili do të mbahet më 6 dhe 7 shkurt në Uashington D.C. Po ashtu Pacolli do të merr pjesë edhe në ceremoninë vjetore të Lutjeve të Mëngjesit, e cila do të mbahet më 8 shkurt.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar të martën propozimin…