Miratohet propozimi i Mustafës për marrëveshjen me Qeverinë e Shqipërisë

05 shkurt 2019 | 17:46

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar të martën propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa lidhur me kërkesën për dhënien e autorizimit nga presidenti për të kryer veprime që kanë të bëjnë me lidhjen e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Heqjen e Kontrolleve në Kufirin e Përbashkët.

Këtë nismë për marrëveshjen në fjalë e ka miratuar Qeveria e Republikës së Kosovës me Vendimin nr. 08/85 të datës 22 hanar 2019.

:Më lejoni të ju njoftoj se Ministria e Punëve të Brendshme ka formuar ekipin negociator dhe ka përcjellë kërkesën tek Ministria e Punëve të Jashtme për të dhënë pëlqimin për këtë ekip negociator, kohën dhe vendin e mbajtjes së negociatave. Ne presim që negociatat me palën tjetër të zhvillohen gjatë muajit shkurt dhe drafti të finalizohet sa më shpejtë të jetë e mundshme”, ka thënë Mustafa.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Ilir Meta ishte sot i ftuar nderi në Senatin…