Pacolli: Në vitin 2006 kam kërkuar mbylljen e AKP-së

27 maj 2021 | 20:05

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka dalë në mbështetje të shkarkimit të bordit të AKP-së dhe mbylljes së tërësishme të këtij agjencioni nga qeveria Kurti.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se qysh në vitin 2006 ka potencuar nevojën e mbylljës së AKP-së.

“Pata propozuar që kjo agjenci të mbyllet e në vend të saj të hapet Agjencioni i participimeve publike, i cili si bazë do ta kishte partneritetin publiko-privat ku ndërmarrjet nuk do të shuheshin por do të ishin zhvilluar duke ju adaptuar kohës moderne. Për këtë me z. Kurti jemi dakorduar që në vitin 2017 gjatë tentativës tonë për bashkëpunim parazgjedhor. Pra edhe sot z. Kurti e ka mbështetjën time të plotë për këtë”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dukagjinit të Klinës e kërkon fitoren dhe inkuadrimin…