 
                    Pacolli ngushëllon familjen e policit Malsor Dashi
                03 maj 2018
                |  17:53
            
        Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka ngushëlluar familjen e policit Malsor Dashi, i cili është gjetur pa shenja jete në lumin Lepenc.
“Bashkëndjej dhimbjen me familjarët e policit, trupi i të cilit u gjet në lumin Lepenc. Ngushëllime të sinqerta familjes”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        