Pacolli njofton për të arriturat e Kosovës në Universitetin Drake të Iowa-s

13 janar 2018 | 16:56

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka mbajtur një fjalim para stafit të universitetit Drake të Iowa-s, ku ka folur për arritët e Kosovës gjatë 10 viteve si shtet i pavarur.

Pacolli ka thënë se pikërisht ky universitet do të punojë me sistemin e edukimit në Kosovë.

“Mbrëmë pata rastin të flas para stafit akademik të universitetit Drake të Iowa-s për arritjet dhe partneritetet e Republikës së Kosovës gjatë 10 vjetorit të parë si shtet i pavarur. Ky event u mbajt në selinë e grupit financiar “Principal” në Des Moines, në patronatin e Presidentit të këtij universiteti prestigjioz, z. Marty Martin. Në perspektivë, ky universitet do të punoj me sistemin e edukimit në Kosovë”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Philippe Coutinho gabimisht ka prezantuar numrin e fanellës së tij…