Pacolli paralajmëron kthimin e Mabetex-it në eliten e basketbollit

31 korrik 2021 | 00:21

Emin Pacolli, vëllai i Behgjet Pacollit, në një postim në “Facebook”, ka lënë të kuptohet se së shpejti klubi i basketbollit MABETEX do të kthehet në palestrat sportive. Siç dihet vite më parë KB ‘Mabetex’ ka bërë ligjin në basketbollin e Kosovës, duke u shpallur një herë kampion si dhe dy herë nënkampion i Kosovës.

Në kohën sa garonin Mabetex, Dukagjini, Prishtina, Trepça etj, sallat sportive e kanë patur të pamundur t’i zënë dashamirët e këtij sporti shumë të popullarizuar pas luftës.

Pacolli në profilin e tij në facebok i ka uruar Aldinit, djalit të tij suksese në karrieren që do ta ketë përpara, dhe poashtu ka falënderuar edhe kapitenen e Kosovës, Arbnore Perqukun.

Postimi i plotë i Pacollit:

Aldini nën udhëheqjen e kapitenes së Kosovës, Arbnore Perquku, po vijon përgatitjet për karrieren e tij.

Po ma largon mallengjimin për sportin e basketbollit, të cilin e kam dasht dhe e dua pa masë.

Së shpejti, inshallah, KB Mabetex!

Allahu i bekoftë të gjithë fëmitë?
/Epoka e re- S.Z/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arat të cilat kanë qenë të mbjella me grurë po…