Pacolli përkujton 11 shtatorin, Kosova është pjesë e aleancës kundër terrorizmit

11 shtator 2019 | 11:58

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka përkujtuar sulmet e 11 shtatorit, duke thënë se kjo ditë ka ndryshuar botën për të keq.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova sot është pjesë e luftës kundër terrorizmit dhe aleancës së prirë nga ShBA-të.

“Sot, i kujtojmë sulmet e 11 shtatorit në vendin mik, SHBA. Një ditë që ndryshoi botën për keq. Kosova sot është pjesë e luftës kundër terrorizmit dhe aleancës së prirë nga ShBA-të. Nga më shumë se 2600 të vdekur, për fat të keq, kishte edhe viktima me origjinë shqiptare. Sot jemi të gjithë New York në një ditë si kjo. I kujtojmë përgjithmonë viktimat e 11 shtatorit”, ka shkruar Pacolli.

Image may contain: 1 personImage may contain: sky, cloud, skyscraper and outdoor

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përkujtuar 11 shtatorin…