Pacolli premton rritje ekonomike prej 8 për qind dhe 60 mijë vende të reja pune

17 shtator 2019 | 00:20

Kandidati për deputet nga koalicioni Nisma-AKR-PD dhe njëkohësisht lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli, i ftuar në emisionin “DPT te Fidani” të T7, ka premtuar rritje ekonomike 8 për qind dhe 60 mijë vende të punës.

Nëse koalicioni i tij bëhet pjesë e qeverisë së ardhshme, Pacolli tha se do të ketë rritje ekonomike prej 8%.

“Qeveria e ardhshme do të arrijë një rritje ekonomike prej 8 për qind”, ka thënë Pacolli.

E me këtë rritje ekonomike, Pacolli premton 60 mijë vende të punës.

“Me këto 8 për qind, nënkuptojmë 60 mijë vende të punës”, premtoi Pacolli.

Ai siguroi se Kosova ka resurse të mjaftueshme që të arrijë një rritje ekonomike prej 12 për qind.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është i ftuar sonte në…