Pacolli: Presim opozitën të koordinohet për datën e zgjedhjeve, në të kundërtën e vazhdojmë mandatin

22 maj 2024 | 12:38

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se partia e saj është e gatshme për zgjedhje dhe se janë në pritje të një koordinimi me partitë opozitare.

Pacolli ka deklaruar se nëse opozita dështon ta caktojë datën e zgjedhjeve, partia në pushtet do ta dërgojë mandatin deri në fund.

“Tani ne kemi treguar se jemi të gatshëm kurdo që ka nevojë të shkojmë në zgjedhje, ose kur do që do opozita me shkuar në zgjedhje. Ne jemi të gatshëm dhe mund të shkojmë në zgjedhje. Ne po presim që të kemi koordinim bashkë me opozitën në mënyrë që të caktohet data e zgjedhjeve. Nëse nuk ka koordinim ne e vazhdojmë mandatin deri në fund, sepse është opozita ajo që po kërkon zgjedhje dhe nëse opozita po kërkon zgjedhje të reja, ne jemi në gatshëm të shkojmë në zgjedhje të reja. Dhe nëse ata dështojnë që të koordinohen për një datë të caktuar, ne jemi të gatshëm të shkojmë deri në fund të mandatit”, ka thënë Pacolli për “Ekonomia Online”.

Të martën, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Albelard Tahiri, ka deklaruar se kërkojnë mocion për shpërndarjen e Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të planit pesëvjeçar, Ministria e Sportit po vazhdon…