Pacolli: Rezultati i zgjedhjeve, i manipuluar

07 nëntor 2019 | 12:25

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka komentuar shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit nga ana e KQZ-së, sipas të cilave koalicioni Nisma-AKR-PD nuk e ka kaluar pragun.

Pacolli ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve paraqesin një rezultat të manipuluar që nuk e pasqyron vullnetin e popullit të Kosovës

“Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 6 Tetorit. Rezultatet paraqesin një rezultat të manipuluar që nuk e pasqyron vullnetin e popullit të Kosovës. Përfshirja në numërimin e votave nga Serbia që janë dorëzuar në kundërshtim me ligjin dhe të cilat janë plotësuar kryesisht nga një person që përfaqëson Vuçiqin dhe Daçiqin në Kosovë është një skandal dhe një gabim historik. Ne do të përdorim të gjitha mjetet ligjore për të parandaluar këtë gabim të rëndë për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të…