Pacolli: Shqiptarët janë krenarë që kanë ndihmuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore

27 janar 2020 | 11:56

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit, ka përkujtuar viktimat e Holokaustit në të gjithë Evropën.

Ai ka deklaruar se shqiptarët janë krenarë që kanë ndihmuar hebrenjtë gjatë Luftë së Dytë Botërore.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit, ne përkujtojmë miliona viktima të pafajshme të Holokaustit në të gjithë Evropën. Shqiptarët janë krenarë që kanë ndihmuar hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore për t’i shpëtuar të keqes përmes besës sonë. Ne duhet të synojmë që asnjëherë të mos ndodhin krime të tilla dhe gjithmonë besën tonë për njerëzimin. Në këtë ditë mendimet tona janë për viktimat e krimeve masive në Kosovë dhe më gjerë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit, ne përkujtojmë miliona viktima të pafajshme të Holokaustit në të…

Gepostet von Behgjet Pacolli am Montag, 27. Januar 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë…