Pacolli: Sivjet nuk do të ketë liberalizim të vizave

12 prill 2018 | 14:24

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka deklaruar se sivjet nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Pas një takimi që Komisioni për Integrime Evropiane ka pasur me Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, ajo ka thënë se me këtë rast u kuptua se Kosova nuk ka përmbushur kriterin për luftimin e korrupsionit.

“Sapo u ktheva nga një takim që e kishim me përfaqësues të Zyrës së BE-së për të diskutuar rreth përmbushjes së kriterit të luftimit të korrupsionit, për liberalizim të vizave. Nga ajo që pamë është tashëm e sigurt që nuk do të ketë liberalizim të vizave sivjet, dhe është shumë e qartë që Kosova nuk ka bërë ndonjë hap konkret sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“IPKO Telecommunications” të enjten ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me “Tetra…