Pacolli takohet me Bushatin, Hahnin dhe Daçiqin, flasin për dialogun

25 shtator 2018 | 17:15

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është takuar në Nju Jork me homologun e tij nga Serbia, Ivica Daçiq, atë të Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe komisionarin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Hahn.

Pacolli ka thënë se në këtë takim ka theksuar se nëse Kosova dhe Serbia do të përqendrohen në dialog vetëm në zgjidhje politike do të ketë ngecje.

“Në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të rajonit së bashku me komisionarin Hahn, kushtuar një Plan Veprimi për bashkëpunimin ekonomik, thashë se «digjitalizimi është një levë e jashtëzakonshme e zhvillimit rajonal» dhe mora shembullin e kompanisë globale ‘UBER’, e cila falë digjitalizimit është bërë një lojtar i fuqishëm në vetëm 4 vjet. Kërkova që mes vendeve tona të krijohen mundësi bashkëpunimi ekonomik, sepse sipas rregullave të ekonomisë globale «kompanitë e dobëta nuk mund të mbijetojnë kurse kompanitë e forta bëhen edhe më të forta».
Në lidhje me dialogun me Serbinë, nënvizova se «nëse do përqendrohemi vetëm tek zgjidhjet politike do ketë ngecje. Zgjidhja është tek ekonomia, tek mirëqenia e fëmijëve dhe familjeve tona»”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: one or more people, people standing and suitImage may contain: 1 person, suit and indoorImage may contain: 2 people, suitImage may contain: 2 people, people smiling, suit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar në Nju Jork…