Pacolli: Ujmani i takon Kosovës, çështje e panegociueshme

07 shtator 2018 | 19:48

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka theksuar se Ujmani është pronë që i takon Kosovës, është pasuri e Kosovës, që nuk do të negociohet.

“Ujmani është pronë që i takon Kosovës, është pasuri e Kosovës, ashtu siç nuk do të ketë tërheqje nga asnjë metër e territorit të Kosovës, ashtu do të ndodhë edhe me Ujmanin, është çështje e panegociueshme”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në “Facebook”.

Liqeni i Ujmanit (Gazivodës) gjendet në territorin e Republikës se Kosovës dhe është ndërtuar me fonde të Buxhetit të Kosovës.

Liqeni i Ujmanit vlerësohet një ndër pasuritë e Kosovës, i cili shtrihet në veri-perëndim të vendit, konkretisht në Komunën e Zubin Potokut, komunë kjo e banuar më shumicë serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala ka filluar…