Pacolli: Urime ushtria më e re në botë!

14 dhjetor 2018 | 10:54

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar popullin e Kosovës për themelimin e ushtrisë.

“Urime ushtria më e re në botë! Dita më e bukur e javës, ngjarja më e bukur e vitit. E gëzofshim Ushtrinë e Kosovës, të sapo votuar! Lavdi dëshmorëve! Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj!”, ka shkruar Pacolli një llogarinë e vet në “Facebook”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zayn Malik është fotografuar duke dalë nga ndërtesa e banesës…