
Pacolli uron besimtarët myslimanë për natën e Fitër Bajramit
Presidenti i Aleancës Kosovës (AKR) dhe deputeti i Kuvendit, Behgjet Pacolli, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e natës së Fitër Bajramit.
Pacolli ka thënë se për shkak të pandemisë, gëzimi i festës së Bajramit nuk mund të ndahet me miq, ashtu siç e donë tradita.
“Nata e Bajramit, më vjen shumë keq që këtë herë gëzimi i festës së shenjtë të besimit islam, ‘Bajrami i madh’ ose ‘Fitër Bajrami’ nuk mund të ndahet me miqtë, siç është tradita në Kosovë. E tëra çka duhet të bëjmë është të ndajmë gëzimin me të afërmit, duke shpresuar dhe lutur që kjo pandemi të kalojë sa më shpejt. Për të gjithë njerëzit e besimit islam, në veçanti për ata që agjëruan Ramazanin me përkushtim, urime dhe gëzim në natën e Fitër Bajramit e lutem që Zoti t’ua pranojë agjërimin. Këtij urimi, me dëshirë i bashkohen edhe familjaret e mi!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)