Pajaziti e Pantina në Gjermani, kërkojnë mbështetje për vizat

28 qershor 2018 | 14:14

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Zenun Pajaziti dhe Shqipe Pantina, po qëndrojnë për vizitë treditore në Gjermani, me ftesë të Ambasadës dhe Qeverisë gjermane.

Takimet në Bundestag kanë filluar me deputetë nga Komisioni për Punë të Jashtme, Komisioni për ligje, Grupi e Miqësisë me vendet e Evropës Juglindore, si dhe me fondacione dhe shoqata të ndryshme.

Deputetët po ashtu janë pritur nga ministri për Çështjet Evropiane, Michael Roth.

Në të gjitha takimet në fokus ishte mbështetja për Kosovën në proceset integruese dhe veçanërisht liberalizimi i vizave.

Sot, deputetët e Kuvendit do të zhvillojnë takime në Landin e Thuringia, me kryetarin dhe anëtarët e parlamentit të këtij Landi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka…