Pajtohen krerët e PDK-së në Skenderaj

21 prill 2019 | 11:13

PDK-ja në Skenderaj tejkalon problemet, arrihet një marrëveshje.

Mospajtimet ndërmjet zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Skenderaj tashmë janë zgjidhur.

Burimet brenda këtij subjekti politik i kanë thënë “Gazeta Blic” se është arritur një marrëveshje për ndarje të përgjegjësive nga procesi i brendshëm zgjedhor.

“Sot janë tejkaluar problemet në PDK-në e Skenderajt, pas një marrëveshjeje të arritur mes zyrtarëve të partisë, ku për kryetar do të jetë Sami Lushtaku, ndërsa funksionin e nënkryetarit do ta ushtrojnë Nuredin Lushtaku dhe Bekim Haxhiu“, thonë burimet e njëjta brenda PDK-së.

Deri tek ky vendim, PDK-në e Skenderajt e ka dërguar acarimi i situatës ndërmjet anëtarëve të këtij subjekti politik që ndodhi në javën e kaluar në Klinë të Eperme, ku për shkas edhe u anulua procesi i zgjedhjes së përfaqësuesit të fshatit nga radhët e kësaj partie.

Ndryshe, Komunën e Skenderajt aktualisht e drejton Bekim Jashari, që zgjedhjet e fundit i kishte fituar si kandidat i pavarur. Ai ishte mbështetur edhe nga zyrtarët e PDK-së në garën për kryetar, pasi që ky subjket politik kishte vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhje, në shenjë respekti për familjen Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë kanë votuar edhe diaspora përmes…