Pajtohen për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Çekisë

05 shkurt 2019 | 18:17

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë në ambasadën e Çekisë në Prishtinë, Pavel Bilek, me të cilin janë pajtuar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm në fushat me interes të dy shteteve.

“Në një takim miqësor me të ngarkuarin me punë në ambasadën e Çekisë në Kosovë, ambasadorin Pavel Bilek, vlerësuam marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe u dakorduam për bashkëpunimin e mëtejmë në të gjitha fushat e interesit të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy gazetarë afganë janë vrarë kur një person i armatosur…