Pak janë 60 mijë veteranë, kam dëshirë të jenë më shumë

11 gusht 2023 | 08:35

Ish-shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Adem Grabovci, është rikthyer sërish në ekran pas një kohe relativisht të gjatë.

Në një intervistë dhënë lajmi.net, ai ka komentuar çështjet kryesore aktuale politike, ndërsa përgjatë bisedës u përmendën edhe ato të së kaluarës.

Një nga pikat që u prekën ishte edhe ajo e shumëdiskutuara, për veteranët. Sipas ish-ligjvënësit, numri prej 60 mijë veteranësh është shumë i vogël.

Ai ka dëshirë që ky numër të jetë edhe më i madh, duke çmuar kështu kontributin e njerëzve që janë angazhuar për liri të vendit.

“Për mua janë pak 60 mijë veteranë. Kam dëshirë të jenë edhe më shumë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëluftëtari i Bekim Berishës, i njohur si Komandant Abeja, Astrit…