Pal Lekaj: Kurti po i shkakton këto kriza që ta çojë vendin në zgjedhje

27 shtator 23:46

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj thotë se të gjitha këto kriza që po krijohen në Kosovë, po krijohen nga vetë kryeministri Albin Kurti, në mënyrë që ta dërgojë vendin në zgjedhje.

Lekaj në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 thotë se Kurti po i bën të gjitha këto veprime në mënyrë që ta shfajësojë veten.

“Nëse një ditë në mëngjes thotë të shkojmë në zgjedhje, mendoj që faji i mbetet kryeministrit, por nëse kjo vjen nga protesutesit, grevistët atëherë ky do të thotë jaa unë u mundova për këta muaj, por nuk po shkon, me thon qytetarët po dojnë zgjedhje e po shkojmë në zgjedhje. Për me shfajësu veten ky krejt gjithë këto kriza po i krijon”, tha Lekaj.

Mes tjerash ai listoi arsyet pse Kurti po dëshiron që ta çojë vendin në zgjedhje.

Sipas tij, Kurti nuk po arrin që të qeverisë, pasi ka presion ndërkombëtar për dialog e asociacion.

“Ky me veprimet e veta po dëshiron me kriju revoltë qytetare për me çu vendin në zgjedhje. Spo mundet me qeverisë, përpara ka dialogun, ka asocacionin, ka presionin ndërkombëtarë dhe tani nuk po mundet me qenë i qëndrueshëm për ti zgjidhur të gjitha këto probleme”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetë të Kuvendit të Kosovës tashmë po qëndrojnë në kryeqendrën…