Palmer anulon vizitën në Beograd, arsyet nuk dihen

15 tetor 2019 | 20:41

Mathew Palmer, i dërguari i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, nuk do të marrë pjesë në Forumin e 9 të Sigurisë në Beograd. Palmer ka anuluar pjesëmarrjen e tij një ditë para mbajtjes së forumin, për arsye të panjohura.

SHBA emëroi Palmer si të dërguarin e posaçëm të Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor duke dhënë një sinjal se roli i saj në rajon do të jetë më aktiv dhe vendimmarrës. Gjithashtu disa javë më vonë, SHBA emëroi edhe të dërguarin e saj për dialogun Serbi-Kosovë, Richard Grenell, i cili do të luaj rolin e ndërmjetësuesit që më parë është mbajtur vetëm nga BE.

Pas marrjes së detyrës së re, Grenell zhvilloi një takim me presidentin Vuçiç, ku sipas mediave serbe, raportohet që t’i këtë kërkuar Serbisë në mënyrë të prerë të njoh pavarësinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërisë U21 ka shënuar dy gola të shpejtë…