Pamje nga takimi ku u përplasën Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiqi

17 maj 2021 | 17:02

Takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda procesit “Brdo-Brijun”, i cili është mbajtur të hënën në Slloveni, është zhvilluar në një atmosferë të tensionuar në fillim, me këmbimin e disa replikave ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e anëtarit boshnjak të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Shefik Gjaferoviq me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas pohimeve të burimeve të gazetës serbe “Vecernje Novosti”, të konfirmua pas takimit nga presidenti serb, përplasja filloi pasi pjesëmarrësit në samit morën iniciativë në fillim për të miratuar disa konkluzione sipas të cilave kufijtë në rajon janë të pandryshueshëm. Këto konkluzione i ka kundërshtuar paraprakisht Aleksandër Vuçiq.

Presidentja Osmani ka theksuar në këtë takim se është e nevojshme pranimi i së vërtetës për atë që ka ndodhur në rajon.

“Kur flasim për atë se çfarë ndodhi në të vërtetë me viktimat, të mbijetuarit, të zhdukurit nga luftërat. Dhe më e rëndësishmja, kur flasim mbi atë se pse nuk janë prapa hekurave autorët e këtyre krimeve të neveritshme të kryera nga regjimi i Millosheviqit.  Përtej detyrës sime si Presidente e qytetarëve të Republikës së Kosovës, është detyrë morale dhe njerëzore e imja të flas të vërtetën mbi atë se çfarë ka ndodhur në vendin tonë.  Krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit t’i quajmë me emrin e tyre të vërtetë: Krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.  Dhe, më e rëndësishmja është të kërkojmë nga fqinji ynë verior, Serbia, të sjellë para drejtësisë autorët e këtyre krimeve të tmerrshme kundër civilëve të pafajshëm”, ka theksuar presidentja Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sinapi i egër i gjelbër = Mustardë i egër i…