Panucci lavdëron Eros Grezdën

28 gusht 2018 | 18:45

Eros Grezda ka arritur marrëveshje për të kaluar në skuadrën e Rangersit.

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, në një prononcim për mediumin britanik “The Sun” ka thënë se Grezda është një lojtar i mirë dhe se është përmirësuar shumë që nga transferimi në Osijek.

“Erosi është lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin tonë. Ai është shumë i shpejtë dhe mund të bëjë gjëra të mëdha në fushë. Mendoj se është përmirësuar shumë që nga koha kur u transferua në Kroaci te Osijeku”, ka thënë Panucci.

“Nga sa informacione kam për të, më herët ka pasur interesime edhe nga klube në Itali e Turqi. Erosi është një lojtar me një nivel teknik shumë të mirë, por ai mund të shënojë edhe gola shumë të rëndësishëm, siç ai që i shënoi Turqisë për ne. Për më tepër është akoma i ri dhe mund të bëjë edhe më mirë. Ai është një lojtar kyç për ne, por edhe shumë i dashur”, ka deklaruar Panucci.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka…