Panucci mund të largohet nga Shqipëria

14 shkurt 2018 | 17:22

E përditshmja e qytetit të Ferrarës, “La Nuova Ferrara”, ka publikuar lajmin, ku përmend emrin e trajnerit të Kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci, si një mundësi për të drejtuar stolin e SPAL-it, që është me një këmbë në Serinë B.

“Ka dalë në skenë edhe emri i Christian Panuccit, ish-mbrojtës i Milanit, Real Madridit, Interit dhe Romës, ish-zëvendës i Capelos te Rusia, trajner i Livornos dhe Ternanës dhe aktualisht trajneri i Kombëtares shqiptare, nga e cila mund të shkëputet për të marrë drejtimin e një bankine në Itali”, transmeton GSH shkrimin e “La Nuova Ferrara”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka arritur në…