PAOK-u i Selanikut shpallet kampion pas 34 vitesh (Foto)

22 prill 2019 | 17:31

Një festë e zjarrtë ka shpërthyer në Selanik mbrëmjen e së dielës, pasi PAOK-u është  shpallur kampion i Greqisë në futboll, një titull që ka erdhur pas 34 vitesh mungesë.

Fitorja 5-0 ndaj Levadiakosit i ka dhënë mundësinë kësaj skuadre që të sigurojë matematikisht titullin, kur ka mbetur edhe një javë nga fundi i kampionatit.

Entuziazmi i tifozëve ishte jashtëzakonisht i madh, teksa e “ndezën” stadiumin me anë të flakadanëve, e duke iu bashkuar më pas spektaklit në rrugët e Selanikut, që janë ndriçuar me pishtarë flakësh për 93-vjetorin e themelimit të klubit, duke e bërë këtë festë dy herë më të zjarrtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë miliarderë algjerianë, disa prej të cilëve kishin lidhje të…